Ndërpritet ndeshja Vllazni-Tiranë, tifozët hedhin shishe në fushë

Është ndërprerë momentalisht ndeshja Tiranë- Vllazni, për shkak të hedhjes së shisheve kundrejt lojtarëve në fushë, transmeton Top-Channel.

Ndeshja, e cila po luhet në stadiumin “Loro Borici” është në avantazh të Tiranës, e cila në 60 sekonda ka shënuar dy herë.

Sidoqoftë, skuadrat filluan sërish lojën dhe rezultati u mbyll 0-2.