Ndërkohë që po merr veten nga sulmi në zemër, Casillas bëhet pjesë e Portos

Iker Casillas do të bëhet pjesë e stafit të Portos, derisa vazhdon të rikuperohet nga sulmi në zemër që pati në muajin maj.

Iker Casillas do të bëhet pjesë e stafit të Portos, derisa vazhdon të rikuperohet nga sulmi në zemër që pati në muajin maj. Ish-portieri i Real Madridit nuk dëshiron të tërhiqet nga futbolli, por do të largohet nga fusha për një kohë.

Portieri 38-vjeçar do të krijojë një bashkëpunim me lojtarët e skuadrës në cilësinë si një ndihmës-trajner, me Porton që e lë derën e hapur për spanjollin për një rikthim të mundshëm në fushën e gjelbër në të ardhmen.

Unë do të bëj diçka ndryshe nga ajo që kam bërë më parë, që të isha në fushë. Do të përpiqem të krijoj një lidhje mes ekipit dhe klubit. I pari i Portos, Sergio Conceicao, më tha se ai donte që unë të qëndroja pranë tyre, pranë lojtarëve, në afërsi të të rinjve, sepse do të kishte shumë ndryshime”.

“Do të përpiqem t’i ndihmoj shokët e ekipit tim. Jemi duke u përgatitur që të kemi sezonin më të mirë të mundshëm. Mbeten ende pak javë para fillimit të ndeshjeve zyrtare”. /Telegrafi