Ndahet nga jeta gruaja më e moshuar në botë

Ishte 117 vjeçe dhe ishte gruaja më e moshuar në botë. Bëhet fjalë për japonezen Chiyo Miyako, e cila është ndarë nga jetë të dielën e lënë pas.

Ishte 117 vjeçe dhe ishte gruaja më e moshuar në botë. Bëhet fjalë për japonezen Chiyo Miyako, e cila është ndarë nga jetë të dielën e lënë pas.

Lajmi u konfirmua nga prefektura e Kanagawa, në jug të Tokios, por pa specifikuar detajet e vdekjes.

Chiyo lindi në 2 maj të vitit 1901 dhe ishte njohur si gruaja më e vjetër në botë, në muajin prill, pas vdekjes së një bashkëkombaseje të saj, edhe ajo 117 vjeçe, me banim në ishullin Kikai.

Ministria e Shëndetit e Japonisë, ka bërë me dije se gruaja me më shumë pranvera në shpinë aktualisht, është zonja Kane Tanaka, me banim në Fukuoka, e cila më 2 janar fiku 115 qirinj.

Ndërkohë burri më i moshuar në botë, jeton në ishullin verior të Hokkaido, i cili të mërkurën e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 113.