NATO: Veprimet e fundit të Turqisë në Siri, janë inkurajuese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zhvillimet në verilindje të Sirisë kanë treguar se një zgjidhje politike është e mundur në Siri.

Stoltenberg bëri një deklaratë për shtyp para Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të mbahet në Bruksel të Belgjikës në datat 24-25 tetor dhe nënvizoi se në lidhje me Sirinë Aleanca mbështet procesin e zgjidhjes politike që ndiqet nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Jam i kënaqur për reduktimin në masë të rëndësishme të dhunës (në Sirinë verilindore) pas marrëveshjes se arritur mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),- tha ai.

Stoltenberg tha se ishte e qartë se kishte një mosmarrëveshje midis Aleatëve për Sirinë dhe se NATO mori përsipër rolin e një platforme të rëndësishme për diskutime të sinqerta dhe të hapura.

Të gjithë aktorët në terren duhet të veprojnë në mënyrë të përmbajtur dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, bëri apel sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Pasi tha se ai ishte takuar disa ditë më parë me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Stoltenberg theksoi se shqetësimet e Turqisë për sigurinë e saj janë të ligjshme dhe se asnjë aleat tjetër nuk është përballur me kaq shumë sulme sa Turqia.