NATO, takim të jashtëzakonshëm të ministrave për situatën në Ukrainë

NATO bën të ditur së do të mbajë një takim virtual me ministrat e jashtëm të premten, për të diskutuar situatën në Ukrainë, në prag të takimeve me Rusinë.

Mbledhja e jashtëzakonshme e 30 anëtarëve të Aleancës pritet të jetë e para përballë një javë të diplomacisë intensive mbi ngritjen ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës dhe nismave për të lehtësuar tensionet.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se Uashingtoni mund të vendosë sanksione të reja kundër Moskës nëse ajo ndërmerr veprime të mëtejshme ushtarake kundër Ukrainës.

Putin është përgjigjur duke thënë se një veprim i tillë mund të çojë në prishje të plotë të lidhjeve midis dy vendeve.

Putin dhe Biden kanë folur dy herë gjatë muajit të kaluar, përpara bisedimeve të planifikuara midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë më 9-10 janar në Gjenevë.

Këto bisedime do të pasohen nga një takim i Këshillit Rusi-NATO më 12 janar dhe negociata në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Vjenë më 13 janar.