Nano-Yoruk: Bashkëpunimi mes dy policive shqiptare-turke, i frytshëm dhe konçiz

Të martën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, Gledis Nano u takua me ambasadorin e Türkiye në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, i cili shoqërohej nga Sekretari i Tretë i ambasadës, Selim Seçkin.

Ambasadori turk, Yörük ka uruar Nanon për detyrën dhe për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit  Shqiptar dhe i ka ofruar atij mbështetjen e plotë të Policisë Turke dhe të ambasadës së Türkiye në Tiranë.

Ambasadori ka vlerësuar bashkëpunimim mjaft të mirë mes dy policive, duke qenë në sinkron të plotë dhe në të njëjtin drejtim për sa i përket parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka siguruar ambasadorin se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në luftën pa kompromis kundër krimit, si dhe shumë e vendosur që të vijojë të punojë ngushtësisht me të gjithë partnerët, me qëllim goditjen e krimit dhe terrorizmit, për të krijuar ambiente të sigurta për qytetarët e të dy vendeve.

Gatë takimit u dakordësua që në kuadër të marrëveshjes së sigurisë të firmosur në vitin 2015, të ketë zgjerim të bashkëpunimit në këtë drejtim.