Uji i Mbreshtanit buron nga Mali i Shpiragut dhe për herë të parë depot e ujit në këtë fshat u ndërtuan gjatë kohës së pushtimit italian,raporton Top Channel.
Banorët thonë se uji që buron nga Shpiragu ikën dëm dhe fshati duhet të marrë ujë nga Bogova.
Edhe pse kjo zonë është shumë e pasur me burime nëntokësore, nëpër shtëpitë e fshatit uji mungon dhe banorët thonë se shpesh u është premtuar, por deri tani asgjë nuk është bërë.