Nafta e gjetur në Shpirag së shpejti në treg

“Nafta e gjetur nga Shell në Shpirag është e komercializueshme dhe mund të hyjë së shpejti në treg, duke sjellë të ardhura të mëdha për ekonominë tonë”, – deklaroi sot nga Fieri, Kryeministri Edi Rama.

I pranishëm në çeljen e punimeve të TAP në det, Kreu i Ekzekutivit bëri të ditur se “jemi në pritje të tymit të bardhë, që përfundimisht do të përcaktojë të vërtetën lidhur me një eksplorim shumë të rëndësishëm të Shell-it në Shpirag”.

“Besojmë shumë që së shpejti do të kemi një lajm që do të jetë jashtëzakonisht pozitiv për të ardhmen e ekonomisë shqiptare, lajmin që nafta e gjetur është e komercializueshme dhe mund të hyjë së shpejti në treg, duke sjellë të ardhura të mëdha për ekonominë tonë”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se kjo ka rritur jashtëzakonisht shumë edhe interesin për naftën tonë të shumë aktorëve të tjerë të rëndësishëm globalë. /ATSH

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/161226764824724/

Burimi:ATSH