Ti lutemi Zotit qe te na ktheje ne rrugën e tij dore pas dore dhe te kthehemi nga dora e Zotit sepse po shohim se njerëzit po hutohen drejt mirave te botes duke kujtuar se po gjejnë mirëpresin e përjetshme.
Gjithçka qe vjen nga Zoti dhe shume fillimisht e njohin e me pas e mohojnë atë. Ata janë te pabese qe e mohojnë dhe i kthen shpinën.
Jemi te ftuar te ngrihemi sa te kemi mundësi te punojmë kundër te keqes dhe te punojmë për te mirën dhe te ecim dore për dore siç e dëshmuan shqiptaret ne këto dite te vështira qe u treguan një komb fisnik.
I pame vëllezërit nga Kosova qe na u gjenden pranë tek vëllezërit e tyre sepse ne dite te vështira gjurmohet zemra e njeriut. Shqiptaret e dëshmuan veten se e duan te mire. Asht prerje ne bese qe shqiptari te largohet nga toka e tij sepse Zoti ka dhëne gjithë te mirat dhe shqiptaret treguan dashurinë e tyre për njeri tjetrin
Sa e sa njerëz vuajnë ne realitetet shqiptare, sa e sa njerëz nuk kane buke për te ngrëne dhe kjo si pasoje e keqadministrimin me mirësitë e Zotit. Shqipëria është vend i vogël me pasuri përrallore por qe zvogëlohet dita dita, këtu nuk ka lufte, nuk ka vullkane dhe asgjë dhe perse te largohen njerëzit dhe perse te shkojnë tek e keqja, perse te jemi si vendi i cilësuar për kanabis e krime. Thirrja e Zotit është te shkojmë tek e mira.
Është momenti për te kërkuar falje dhe për te ngritur duart drejt Zotit dhe Zoti te ketë mëshire për ne dhe te lutemi qe ketë shfaqje tërheqje vëmendje për ne te jene momente reflektimi për ne.
Zoti le te na mbaje ne ketë rruge dhe te mos shkojmë ne rrugën qe nuk duhen. Te lutemi për viktimat e tërmetit qe ikën nga kjo bote dhe te lutemi qe te zbutet dhimbja për ata qe shpëtuan dhe familjet e tyre.
Falënderojmë Zotin për harmoninë e besimit, për harmoninë kombëtare dhe për gjithë ata qe Zoti i ka udhëzuar duke treguar vullnetin dhe bashkëpunimin e ndihmën ndaj njeri-tjetrit. I lutemi Zotit te na ruaj nga tërmetet, nga fatkeqësitë nga zjarret dhe Zoti le te na ruaj nga te gjitha fatkeqësitë.
Dua t’ju ftoj qe solidarizimi vazhdon edhe ne ditët e sotme për te ndihmuar te prekurit nga tërmeti. Do te mbledhim te ardhura nga ata qe kane mundësi dhe shtabi i myftinisë vazhdon punën duke iu gjendur pranë dhe vijon mbledhja e ndihmave.
Ata qe dhurojnë përpara se ta nxjerrin nga xhepi qofte edhe një cent ka mbërritur ne dorën e Zotit. Falënderojmë gjithë qytetaret mysliman dhe jo vetëm, krejt fqinjët tanë dhe gjitha vendet qe na ndihmuan, Zotit ia shpërbleftë dhe te lutemi qe fatkeqësi te tilla te ketë sa me pak sepse jemi te dobët.