Muzikantët në metronë njujorkeze lehtësojnë pritjen

Të dhënat e drejtorisë njujorkeze për Trafik (MTA), flasin se 350 muzikantë në kuadër të programit "Music Under New York", në rreth 30 lokacione, për një vit realizojnë mbi 7.500 performanca

 Performanca e muzikantëve në metronë e New Yorkut, i cili përdoret nga miliona njerëz në ditë, është e veçantë për të gjithë ata të cilët pas një dite të lodhshme pune, përdorin trenin si mjet udhëtimi, shkruan Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e drejtorisë njujorkeze për Trafik (MTA), flasin se 350 muzikantë në kuadër të programit “Music Under New York”, në rreth 30 lokacione, për një vit realizojnë mbi 7.500 performanca.

Qëllimi, siç theksojnë në MTA-a, është pasurimi i transportit publik me përmbajtje artistike. Metroja e New Yorkut është më e vjetra në botë, me 468 ndalesa zyrtare në një gjatësi prej 390 kilometra. Kjo metro, filloi punën në vitin 1904, dhe akoma ka në përdorim teknologjinë të cilën e përdorte 80 vjet më parë.

Ata të cilët përdorin metronë në qytetin “i cili nuk fle”, përballen me vështirësi nga më të ndryshmet, megjithatë performanca e grupit muzikor, ua lehtëson sado pak këto vështirësi.

Nisma për performancë muzikore e ka zanafillën e vet në vitin 1985, ndërsa për herë të parë filloi të zbatohet në vitin 1987.

Në janar të çdo viti, muzikantët mund të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë projekt. Paralelisht me metronë e New Yorkut, muzikantët argëtojnë qytetarët edhe në lokacionet tjera të rëndësishme në qytet, siç janë Grand Central dhe Pen.

Qytetarët duket se kalojnë çaste të mira duke dëgjuar performacë të jazzit, muzikës klasike dhe këngëve tjera të popullarizuara.

Susan Keser është njëra nga performueset e cila zbukuron përditshmërinë e njujorkezëve.

Ajo shpeshherë luan Vivaldin dhe Mozartin, ndërsa për AA, rrëfeu se vjen nga një familje muzikore dhe se me muzikë ka filluar të merret në moshën e saj nëntë vjeçare.