Mustafa Şentop zgjidhet kryetar ri i Parlamentit të Turqisë

Në votimin e zhvilluar në raundin e tretë të votimit në parlament morën pjesë 542 deputetë

Në raundin e tretë të votimit në Parlamentin e Turqisë deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Mustafa Şentop u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e zhvilluar në raundin e tretë të votimit në parlament morën pjesë 542 deputetë.

Në votim deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Şentop mori 336 vota, deputeti i partisë CHP Engin Altay 124 vota, Deputetja e partisë HDP nga qyteti Izmir, Serpil Kemalbay Pekgözegü 46 vota, deputeti i partisë IYI, İmam Hüseyin Filiz 33 vota, ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari Binali Yıldırım, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, njoftoi dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars.