Moti, ja kur pritet rënia e temperaturave

Edhe java tjetër sjell kthjellime në zonat bregdetare, por rrebeshe shiu dhe stuhi të izoluara breshëri do të ketë gjatë pasditeve në zonat malore të Shqipërisë.

Pas një jave të nxehtë, që nga pasditja e sotme do të krijohen mundësi për freskim të motit dhe prezencë të reshjeve në Veri dhe zonat Lindore.

Edhe java tjetër sjell kthjellime në zonat bregdetare, por rrebeshe shiu dhe stuhi të izoluara breshëri do të ketë gjatë pasditeve në zonat malore të Shqipërisë.

Prezenca e vranësirave dhe reshjeve si edhe depërtimi i masave ajrore nga Atlantiku Verior deri në Euroën Juglindore, pritet të sjellin një freskim të motit me të paktën 4°C, në këtë mënyrë, temperatura më e lartë prej afro 39°C, të ulet në vlerat 33-34°C.