Moti i keq, anulohen përkohësisht lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt portit italian të Barit dhe anasjelltas.

Referuar parashikimeve të autoriteteve detare, forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.

Autoritetet detare bëjnë me dije se do të monitorojnë situatën deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit, ndërsa njoftojnë se lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.