Fobisë ndërkombëtare, kryesisht serbe dhe organeve të futbollit europian e botëror, komuniteti shqiptar i është kundërpërgjigjur për të legjitimuar një mënyrë festimi normale dhe mbi të gjitha që s’duhet të tremb askënd.
Për këtë padrejtësi ka reaguar edhe Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili nëpërmjet një publikimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka sqaruar edhe një herë që shenja e dy duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në “Raiffeisen Bank” është hapur llogaria “MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA”.
Kjo është një llogari në të cilën po kontribuohet për të paguar gjobën e cila në total është 25 mijë franga zvicerane për të tre lojtarët. Një nismë e tillë është ndërmarrë edhe në europë ku prej rreth 14 orësh ka filluar grumbullimi i fondeve. Sipas të dhënave të para flitet të jenë grumbulluar deri në këto momente rreth 12 mijë dollarë.