Mongoli, një tren me 328 pasagjerë del nga binarët

Ende nuk dihet nëse ka të vdekur, por u njoftua se një numër i madh i personave janë transferuar në spitalet përreth

Një tren, në të cilin gjendeshin 328 pasagjerë, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit ka dalë nga binarët në juglindje të Mongolisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëroi se në orët e mëngjesit doli nga shinat një tren pasagjerësh që qarkullonte nga Ulan Batora deri në Zamiin – Uda.

Ende nuk dihet nëse ka të vdekur, por u njoftua se një numër i madh i personave janë transferuar në spitalet përreth.