Monedha dixhitale Bitcoin ra në 6,500 dollarë

Sipas mediave lokale vlera e tyre përllogaritet në 37.28 milion dollarë. Një hakim reduktoi me 40 miliardë dollarë vlerën e të gjitha monedhave në qarkullim.

Bitcoin ra në pikën më të ulët që prej dy muajsh pas hakimit të bursës së monedhave kriptografike Coinrail në Korenë e Jugut.

Monedha e parë virtuale preku vlerën më të ulët të vitit prej 6,000 dollarë në platformën e Bitstamp dhe pas një rritjeje, monedha përsëri tregohet në 6,500 dollarë.

Në 2018-ën bicoin ra me 53% pas një rritjeje me 1,300% vitin e kaluar. Ditën e dielë, bursa Coinrail raportoi humbjen e 30% të monedhave të tregtuara në bursë shkruan PCWorld.al.

Sipas mediave lokale vlera e tyre përllogaritet në 37.28 milion dollarë. Një hakim reduktoi me 40 miliardë dollarë vlerën e të gjitha monedhave në qarkullim.

Edhe monedhat e tjera ranë. Ethereum u tregtua me 496 dollarë një rënie me 5%, Ripple me 0.55 dollarë një rënie me 4.3%.

Koreja e Jugut është një prej hubeve të monedhave kriptografike në botë dhe shtëpia e një prej bursave më të mëdha, Bithumb.