Modriç, tek Interi në merkaton e janarit

Luka Modriç tashmë e ka marrë rrugën e tij për të kaluar tek Interi në muajin janar, e kjo nuk është më thjesht një pjesë e fantazisë së merkatos.

Luka Modriç tashmë e ka marrë rrugën e tij për të kaluar tek Interi në muajin janar, e kjo nuk është më thjesht një pjesë e fantazisë së merkatos,raporton Top Channel.

Pas bisedimeve të vazhdueshme, edhe Reali i Madrdiit ka vendosur të shohë sesi mund ta zëvendësojë kroatin.

Sipas të përditshmes “A Bola”, madrilenët kanë vënë nën shënjestër meksikanin Herrera, i cili është duke mbyllur kontratën e tij me Porton. Pritet që lëvizja për të, të kryhet në merkaton e dimrit, janarin e ardhshëm, në të njëjtin moment që mund të lihet i lirë edhe Luka Modriç drejt Interit.

Kroati vendosi përfundimisht të mos e firmosë kontratën e re me klubin e Florentino Perezit, duke përgatitur largimin e tij nga “Los Blancos”.

Herrera ka qenë një lojtar edhe nën shënjestrën e zikaltërve, por në këtë rast, me shumë mundësi Interi do të vendosë të mos ndërhyjë.