Mjaftojnë 10 mln €, Interi në sulm për “raketën” e Kombëtares

Interi e ka seriozisht për Tajon Buchanan.

Anësori i krahut të djathtë po bën një sezon shumë të mirë me Club Brugge dhe zikaltrit kanë nisur nga puna për ta transferuar në verë.

Drejtori sportiv, Piero Ausilio, ka pasur një takim me agjencinë që menaxhon kanadezin pak ditë më parë. 24-vjeçari u transferua janarin e kaluar te kampionët e Belgjikës. Ai numëron 24 ndeshje me kombëtaren e Kanadasë.

Klubi belg synon të përfitojë 10 deri në 12 milionë euro nga shitja e Buchanan, të cilin Interi e do për të zëvendësuar holandezin Denzel Dumfries.

Anësori i djathtë kërkohet nga disa klube të Premier League dhe italianët duan ta shesin për të rregulluar disi edhe bilancet financiare