“Mirëmëngjes, biri im”- Momenti kur vogëlushi gjendet duke fjetur nën rrënoja

Personeli i shpëtimit në Turqi ka nxjerrë nga rrënojat një fëmijë i cili po flinte.

I vogli u zgjua kur një nga ekipi e mori në krahë duke pyetur i trembur se ç’po ndodh.

“Mirëmëngjes bir! Nuk ka asgjë, mos u shqetëso,” – dëgjohet personeli i shpëtimit.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.