Mirditë, gjendet i plagosur me armë zjarri 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është gjetur i plagosur në vendin e quajtur “Rrethi i Epërm” në Mirditë.

Sipas njoftimit të policisë 26-vjeçari Frederik Leka  është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, transmeton Opinion.

Ai është transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.