Këshilli i Ministrave miratoi sot projekt-buxhetin për viti 2022, ku parashikohen rritje pagash për disa kategori, nga policët, mësuesit dhe mjekët. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë ministrat njoftuan vendimet e marra për secilin sektor.
Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve
- Fond për laboratorët
- Fond për koduesit e rinj
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
- Fond për pastrimin e territorit dhe menaxhimit të mbetjeve
- Fond rezervë për bashkitë për menaxhimin e mbetjeve
- Projekt për rikualifikim të pikave hyrëse kufitare
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Financim për fermerët dhe prodhuesit
- Fond për rritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë ushqimore
Ministria e Kulturës
- Shpronësimi dhe restaurimi për zonën e Toptanëve
Ministria e Brendshme
- Bonus për punonjësit të policisë për ata që punojnë jashtë vendbanimit
- Investime në infrastrukturën digjitale dhe teknologji
Ministria e Drejtësisë
- Rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjet
- Trajtim financiar për Drejtorinë e Antikorrupsionit në ministri
Ministria e Financave
- Shpërblim fundviti për pensionistët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
- Rritje 10% të ndihmës ekonomike
- Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve me 6%
Ministria e Arsimit
- Rritje e pagave për mësuesit me 6%
- Rritje e pagave për punonjësit e sektorit psikosocial në shkolla me 6%
- Mbështetje për universitetet për bashkëpunimin me universitetet ndërkombëtare