Qeveria Shqiptare ka miratuar në parim disa marrëveshje me Gjermaninë për linjën unazore të përcjellësit të energjisë elektrike në jug të vendit.
Kështu qeveria ka miratuar në parim, marrëveshjen e huas dhe projektit, ndërmjet republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e financave, e operatorit të sistemit të transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe kfw frankfurt am main, për financimin e projektit “linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së jugut”, nëpërmjet një huaje prej 500 000 eurosh, të ratifikuar me ligjin nr.10251, datë 11.3.2010
Po ashtu u miratua, në parim, të marrëveshjes së huas dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e financave, e operatorit të sistemit të transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe kfw Frankfurt am main, për financimin e projektit “linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së jugut”, nëpërmjet një huaje prej 10 750 000 eurosh, të ratifikuar me ligjin nr.10250, datë 11.3.2010
Si edhe miratimin, në parim, të letër marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe projektit, ndërmjet republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e financave, e operatorit të sistemit të transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe kfw frankfurt am main, për financimin e projektit “linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së jugut”, nëpërmjet një huaje prej 37 750 000 eurosh, të ratifikuar me ligjin nr.10249, datë 11.3.2010. /ATSH