Miratimi i ligjit për presidentin, protestuesit përplasen me policinë në Podgoricë

Policia malazeze u përplas me protestuesit që u mblodhën në Podgoricë pasi qeveria miratoi një ligj të diskutueshëm që kufizon kompetencat e presidentit.

Parlamenti po ashtu dështoi në emërimin e gjyqtarëve në gjykatën kushtetuese duke e lënë vendin pa një gjykatë të tillë.

Policia përdori gaz lotsjellë për të shpërndarë protestuesit, të cilët  e përshkruajnë veten  patriotike dhe ka mbështetjen e partisë të Presidentit Milo Gjukanoviç dhe aleatëve të saj.

Protestuesit, të cilët thonë se ligji i ri është antikushtetues dhe përbën një grusht shteti, brohoritën “Tradhti’. Mes tyre kishte edhe thirrje kundër nismë se Ballkanit të hapur.

Shteti Ballkanik  mbetet  në ngërç politik prej muajsh, që kur qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviç nuk arriti t’i mbijetojë një mocioni mosbesimi në parlament.