Ka marrë fund përpjekja e gjatë disa vjeçare e një vrasësi shqiptarë që fshihej në Angli, për të bllokuar ekstradimin drejt Shqipërisë.
Lekë Prendi, 39 vjeç është dënuar në mungesë me 21 vite burg për një vrasje të kryer më 10 Prill 2000 të Gjovalin Prendit gjatë një grabitje autobusi në Kukës.
Gazetari Jon Austin thotë se Lekë Prendi fshihej në Angli duke përdorur emrin e rremë të cilin e ka përdorur në të gjitha proceset gjyqësore të ekstradimit nisur që në vitin 2013.
Gjykata e ekstradimeve Westminster Magistrates’ Court raporton Top Channel, vendosi që ai të ekstradohej por çështja, mbërriti në Gjykatën e Lartë angleze “High Court” e cila e bllokoi ekstradimin në vitin 2015.
Megjithatë Ministria e Drejtësi në Shqipëri nuk u dorëzua dhe lëshoi një urdhër të ri për arrestimin e tij duke sjellë një provë të re përpara gjykatës.
Lekë Prendit i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në Itali kur fshihej atje përpara se të mbërrinte në Angli.
Në Itali Prendi kishte deklaruar se quhej Nikolin Pacini. Gjyqtari Tan Ikram tha se Aleks Kola dhe Lekë Prendi ishte i njëjti person dhe se duhet të ekstradohej.
Kjo çështje ekstradimi ka mbërritur në zyrën e ministres së brendshme Priti Patel e cila duhet të hedhë firmën mbi dokumentin final të ekstradimit.