Ministria e Punëve të Jashtme: Turqia garanton lirinë e shtypit

“Megjithatë, kjo e drejtë nuk mund të aprovojë aksione kundërligjore dhe promovim të terrorizmit nën maskën e gazetarisë”, njoftohet nga Ministria

Kushtetuta turke garanton lirinë e shtypit dhe shprehjes, bëri të ditur të premten Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Megjithatë, kjo e drejtë nuk mund të aprovojë aksione kundërligjore dhe promovim të terrorizmit nën maskën e gazetarisë”, njoftohet nga Ministria përmes Twitterit.

Njoftimi erdhi disa orë pasi ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi në Twitter publikoi:

“Liria e shprehjes dhe shtypit forcon demokracinë dhe duhet të mbrohet kudo”.