“Situata është e rëndë. Ndihma juaj shpëton njerëz!”, kjo është thirrja që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën për të gjithë inxhinierët dhe arkitektët në vend.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bënë thirrje për solidarizim të inxhinierëve të ndërtimit dhe arkitektëve me eksperiencë për të qenë pjesë në grupin e emergjencave që është ngritur pranë stadiumit, në Durrës.
Grupet do të përbëhen nga 2 ose 3 veta dhe të shpërndahen në qytetin e Durrësit. Ministria bënë thirrje vullnetarëve të paraqiten ose të konfirmojnë me mesazh se do të jenë pjesë e këtyre grupeve, në numrin e telefonit +355682007099.
Ministria e Energjetikes dhe Infrastrukturës bën të ditur se në zonën e Durrësit janë ku ka pasur dëme më të mëdha nga lëkundjet sizmike, janë hequr 6 depozita të mëdha gazi nga disa subjektet që operojnë në fushën e hoteleri-turizmit dhe hidrokarbureve.
“Në zbatim të urdhrit të brendshëm të kryeinspektorit, strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), duke bashkërenduar aksionin edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, kanë ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet e dëmtuara gjatë tërmetit në zonën e Durrësit, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit në subjektet me impiante qendrore të GLN.
Nga ana e grupeve të ISHTI janë hequr 6 depozita të mëdha, konkretisht në subjektet:
1- Vila Verde
2-Hotel Lubjana
3- Hotel Tropikal
4- Karburant Gega “plazh “
5- Hotel Mia Mar
6- Restorant Reom në Manzë Durrës
Kontrollet po vijojnë edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti”, thekson Ministria e Energjetikes.