Ministri turk i Mbrojtjes dhe kreu i MIT-it vizitë në Rusi

Akar dhe Fidan u takuan me delegacionin rus të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar dhe kreu i Inteligjencës Turke (MIT), Hakan Fidan, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Federatën Ruse, raporotn Anadolu Agency (AA).

Akar dhe Fidan në mëngjes mbërritën në Soçi, ku u takuan me delegacionin rus të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu.

Gjat takimit u bisedua për temat dypalëshe dhe rajonale, me theks rreth situatës në rajonin Idlib të Sirisë për të cilin Turqia dhe Rusia më herët kanë arritur marrëveshje armëpushimi dhe vendosjen e zonës së deeskalimit.

Vizita e zyrtarëve të lart të Turqisë në Soçi u organizua një dit pasi në Stamboll u takuan presidentët e dy vendeve Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin.

Erdoğan dhe Putin dje morën pjesë në ceremoninë e përfundimit të ndërtimit të tubacionit Rrjedha Turke i cili kalon në fund të Detit të Zi.