Ministri turk i Mbrojtjes, Akar bisedë telefonike me homologun e tij amerikan

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd James Austin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria turke thuhet se në bisedë dy palët diskutuan për situatën e fundit në Afganistan dhe shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin në evakuime.

Gjithashtu Akar në bisedë i përcolli sekretarit Austin edhe ngushëllimet për ushtarët amerikanë që humbën jetën në sulmet në Afganistan.