Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit të Kosovës, Blerim Kuçi ka pritur në takim udhëheqësit e Odës Tregtare Kosovaro –Turke (OTKT), Abdurrahman Balkiz dhe Esin Muzbeg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur njoftimi nga kjo ministri, ministri Kuçi i ka njoftuar në terma të gjerë me situatën ekonomike në vend dhe me planet e Qeverisë së Kosovës për të dalë nga kjo gjendje e ndikuar nga COVID-19.
Kryetari i OTKT-së, Abdurrahman Balkiz e uroi ministrin Kuçi për pozitën e tij në këtë qeveri dhe e njoftoi për bizneset turke që veprojnë në Kosovë.
Balkiz ndër të tjera potencoi se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes Turqisë dhe Kosovës ka dhënë efektet e saj, por ngriti për diskutim edhe disa çështje që duhet përmirësuar, që të arrihet një sukses më i madh.
Në lidhje me këtë kërkesë, ministri Blerim Kuçi tha se janë ta gatshëm kurdo që të zgjidhin praktikisht secilin problem apo barrierë, që të sigurojnë një zhvillim të tregtisë sa më të mirë mes dy vendeve.
Qëllimi i Odës Tregtare Kosovaro-Turke është që të përgadisë terrenin për zhvillimin e tregtisë dhe investimeve në mes të Kosovës dhe Turqisë, t’i zhvillojë mardhëniet tregtare, shkëmbimin e eksperiencave dhe mundësinë e informimit për çeshtje komerciale, rritjen e bashkëpunimeve dypalëshe, mbështetjen e tregtisë, investimeve, mardhënieve ekonomike dhe nxitjen e bashkëpunimeve.