Ministri i Jashtëm Turk kritika ndaj homologut të tij Frances, në lidhje me grupin terrorist PKK

Turqia nuk pranon bashkëpunimin e ngushtë të Francës me grupin terrorist PKK / YPG, tha të enjten ministri i jashtëm.

Mevlut Cavusoglu bëri vërejtjet në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian pas një takimi dypalësh në kryeqytetin e Ankarasë.

Duke komentuar mbi një sulm në një pikë vëzhgimi të ushtrisë turke në Idlib, që la tre ushtarë të plagosur, Cavusoglu tha: “Është një akt i qëllimshëm agresioni”.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK – e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian – ka qenë përgjegjës për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët. YPG është degë e saj siriane.

“Nuk është e mundur të thuhet se ka armëpushim të plotë në Idlib të Sirisë për momentin,” shtoi ai.

Le Drian u dha mbështetje Turqisë për armëpushimin në Idlib duke thënë se duhet të sigurohet zbatimi i tij.

Edhe pse Turqia dhe Rusia kishin rënë dakord të ndalonin aktet e agresionit dhe të konvertonin Idlibin në një zonë armëpushimi, regjimi sirian vazhdimisht ka shkelur kushtet e armëpushimit.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që filloi në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad goditi demonstruesit me ashpërsi të papritur.