Ministri i Drejtësisë së Turqisë pret në takim kreun e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut

Në pritjen që u organizua në ministri, u trajtuan çështjet lidhur me bashkëpunimin gjyqësor ndërsa u shkëmbyen mendime në lidhje me punimet që do të bëhen për zhvillimin e marrëdhënieve...

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül priti në takim kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pritjen që u organizua në ministri, u trajtuan çështjet lidhur me bashkëpunimin gjyqësor ndërsa u shkëmbyen mendime në lidhje me punimet që do të bëhen për zhvillimin e marrëdhënieve.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat në takim tha se ata ndjekin nga afër sistemin gjyqësor turk, i cili ka bërë një përparim të rëndësishëm në aplikimin individual.

Duke theksuar se ka zhvillime pozitive në Turqi rreth ri-integrimit të të dënuarve në shoqëri, ai tha se një Turqi e fuqishme do të mundësonte që edhe vendet e Ballkanit të jenë të fuqishme.