Ministri Cakaj propozon unifikim të politikës së jashtme Kosovë-Shqipëri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka propozuar unifikim të Politikës së Jashtme Kosovë-Shqipëri.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka propozuar unifikim të Politikës së Jashtme Kosovë-Shqipëri.

Në Konferencën e përbashkët të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të rajonit me temë: “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, e cila u mbajt sot në Tiranë një theks i veçantë u vendos në unifikimin e politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, raporton ATA.

Cakaj në fjalën e mbajtur prej tij u shpreh se bashkërendimi i plotë dhe ndërlidhja e objektivave në politikën e jashtme të Shqipërisë është e domosdoshme për shqiptarët dhe gjithashtu shumë e dobishme për vetë rajonin.Image result for Cakaj propozon unifikim të politikës së jashtme Kosovë-Shqipëri

“Më shumë se vetëm Komision të Përbashkët, pa dyshim, ka nevojë për unifikim të plotë të politikës së jashtme nëpërmes ndërlidhjes së dy ministrive. Marrëveshja e firmosur në Maj është një pikëfillim i vyer, që gjithsesi duhet të plotësohet me masa shtesë e zbatohet me eficiencë të plotë”, – theksoi Cakaj në fjalën e tij.

Më tej kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se pozita e shqiptarëve në Serbi mbetet shqetësuese.

“Ata sot janë të nënpërfaqësuar në institucione qendrore e lokale dhe gjithashtu shqetësuese mbetet edhe praktika e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat e gjendjes civile, praktikë kjo që rrezikon seriozisht substancën e tyre kombëtare”, – u shpreh Cakaj.

Në përfundim të fjalës së tij Cakaj pohoi se, shqiptarët si trup i bashkuar dhe partitë politike si entitete të mirëkoordinuara nuk janë vetëm garanci e progresit si komb, por edhe mundësi e Ballkanit të zhvilluar dhe euroatlantik.