Miliona futbolldashës e ndoqën Botërorin “Rusi 2018”

Në një deklaratë të FIFA-s thuhet se në Botërorin "Rusi 2018" mes datave 14 qershor-15 korrik gjithsej 7.7 milionë futbolldashës kanë vizituar fushat për tifozë

 Kampionati Botëror “Rusi 2018” u ndoq nga miliona futbolldashës në hapësirat për tifozë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA) thuhet se në Botërorin 2018 mes datave 14 qershor-15 korrik gjithsej 7.7 milionë futbolldashës kanë vizituar fushat për tifozë (FIFA Fan Fest Locations). Ky numër në krahasim me Botërorin e kaluar të mbajtur më 2014 në Brazil, është rritur për 2.5 milionë persona.

Në këto hapësira miliona futbolldashës vendorë dhe të huaj shikuan gjithsej 917 orë ndeshje me transmetim të drejtpërdrejt. Interesimi më i madh për këto hapësira për tifozë ishte në ndeshjen Uruguaj-Rusi. Ndeshja e cila u luajt më 25 qershor u ndoq nga 499 mijë futbolldashës në 11 qendra të ndryshme.