Miliarderi Jeffrey Epstein kryen vetëvrasje në burg

Arrestimi i Epstein muajin e kaluar ngriti hetime të ndara pasi që edhe më herët kundër tij kishte padi

Jeffrey Epstein, miliarderi 66 vjeçar, i akuzuar për trafikim me qenie njerëzore, kreu vetëvrasje në një burg në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e mjekut ligjor në Manhattan konfirmoi vdekjen e financierit. Burime policore thonë se Epstein u gjet i vdekur në mëngjesin e të shtunës në burgun në Manhattan.

Arrestimi i Epsteinit muajin e kaluar ngriti hetime të ndara sepse ai ishte akuzuar më parë.

Miliarderi më parë është akuzuar për abuzim seksual dhe abuzim të të miturve si dhe për pretendimet për prostitucion.