Mike Pompeo viziton Kabulin

Sekretari i Shtetit të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo bëri të hënën një vizitë të shkurtër në Kabul, ku premtoi mbështetje ndaj përpjekjeve të Presidentit Ashraf Ghani për të hapur bisedimet me talebanët dhe përsëriti gatishmërinë e Uashingtonit për të lehtësuar procesin e paqes të udhëhequr nga vetë afganët.

Zoti Pompeo bëri një ndalesë të panjoftuar në kryeqytetin afgan, ku u takua me Presidentin Ghani, para se të jepnin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ata pohuan se strategjia rajonale e presidentit Donald Trump për të ruajtur presionin ushtarak mbi talebanët “vërtet po jep fryte”, raporton Voa.

Strategjia që Presidenti Trump njoftoi gushtin e kaluar, synon të bindë talebanët nëpërmjet presionit diplomatik, ushtarak dhe social se nuk mund të fitojnë në fushën e betejës dhe se duhet të angazhohen në bisedimet e pajtimit me Kabulin.

Por talebanët kërkojnë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe i akuzojnë udhëheqësit në Kabul si “vegla amerikane”, duke këmbëngulur se bisedimet ndër-afgane nën praninë e forcave të huaja të “pushtimit” do të ishin “pa kuptim”.

Pompeo dhe Ghani theksuan se procesi i paqes duhet të jetë “i udhëhequr nga afganët dhe nën kontrollin afgan”.

Sekretari i Shtetit nuk e hodhi poshtë kërkesën e talebanëve për bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta drejtojnë procesin dhe se konflikti nuk mund të vendoset nga jashtë vendit.

Kryengritësit kanë intensifikuar sulmet që nga përfundimi i armëpushimit të tyre të shkurtër, duke u shkaktuar viktima të shumta forcave qeveritare.