Mike Pompeo: Po vijojmë diskutimet me Phenianin për denuklearizimin e vendit

Diskutimet me Korenë e Veriut po vijojnë për denuklearizmin e vendit, deklaroi të premten sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndërsa negociatat duket se ishin në një pikë të vdekur dy javë më parë.

”Do të vijojmë të kemi ende diskutime të shumta me Korenë e Veriut për të parë sesi t’i përkthejmë në realitet të gjitha angazhimet e marra gjatë samitit të Singaporit”, u shpreh ai në një konferencë shtypi.

Në takimin historik në Singapor më 12 qershor me presidentin e SHBA-së, Donald Trump lideri koreano-verior Kim Jong Un rikonfirmoi angazhimin e mëparshëm për ”denuklearizimin e plotë të gadishullit korean”, ku modalitetet dhe afatet kohore u shtynë për në negociatat e mëvonshme.

Që nga ajo periudhë negociatat nuk kanë mundësuar asnjë progres konkret, deri në atë pikë sa Donald Trump anuloi në fund të gushtit udhëtimin në Phenian të Mike Pompeos./