Mijëra besimtarë myslimanë falin Fitër Bajramin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në Tiranë besimtarët u falën në Bulevard, ndërsa Myftiu Ylli Gurra dha mesazhe vëllazërie.

Pas 30 ditëve agjërim, përkushtim dhe lutje ndaj Allahut, besimtarët myslimanë festojnë sot ditën e Fiter Bajramit. Mijëra myslimanë janë mbledhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë për të falur namazin e kësaj dite të shënuar.

Në Tiranë besimtarët u falën në Bulevard, ndërsa Myftiu Ylli Gurra dha mesazhe vëllazërie.

Një orë pas lindjes se diellit besimtare myslimane falën Namazin. Ata mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e Fiter Bajramit, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit.

Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.

I vendosur në krye të lumit të njerëzve që edhe këtë vit përmbylljen e muajit të sakrificës e bënë në Bulevard dhe jo në xhami, Myftiu i Tiranes Ylli Gura dha mesazhe vëllazërie.

Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.

Stafi i “EPërditshmja” uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin!