Mevlut Çavuşoğlu: SHBA nuk e mbajti fjalën në veri të Sirisë

“Hapat e ndërmarrë ose që thuhen se janë ndërmarrë janë hapa kozmetikë”, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Çavuşoğlu

0

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu akuzoi sot SHBA-të për mosmbajtje të premtimit nga ana e tyre lidhur me veriun e Sirisë për shkak të angazhimit të saj me grupet terroriste PKK/YPG, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu këto vërejtje i bëri gjatë konferencës së përbashkët për mediat me homologun e tij malazez Srdjan Darmanoviç.

“Hapat e ndërmarrë ose që thuhen se janë ndërmarrë janë hapa kozmetikë”, i përshkroi ai veprimet e SHBA-së në lindje të lumit Eufrat.

Turqia dhe personeli ushtarak i SHBA-së përfunduan të dielën patrullën e parë të përbashkët për formimin e një zone të sigurtë në lindje të Eufratit në veri të Sirisë.

Patrulla u mbështet nga mjete ajrore pa pilot dhe helikopterë.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord për krijimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë dhe krijimin e një korridori paqeje për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata gjithashtu ranë dakord për krijimin e qendrës së përbashkët operacionale.

YPG është dega siriane e grupit terrorist PKK, e cila ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje, për më shumë se 30 vjet.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.