Mevlut Çavusoglu: Dialogu me Teheranin më i dobishëm se sa sanksionet

Në kuadër të vizitës zyrtare në kryeqytetin Tokio të Japonisë, ministri Çavusoglu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Klubin e Shtypit Kombëtar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu duke tërhequr vëmendjen në rreziqet nga izolimi i Iranit, tha se do të ishte më e dobishme që me udhëheqjen e Teheranit të arrihet në marrëveshje me anë të dialogut.

Në kuadër të vizitës zyrtare në kryeqytetin Tokio të Japonisë, ministri Çavusoglu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Klubin e Shtypit Kombëtar.

Shefi i diplomacisë turke preku edhe në sanksionet e ShBA-së ku tha se ndëshkimi i Iranit është padrejtësi ndaj popullit.

Çavusoglu theksoi se Turqia në parim është kundër sanksioneve, ndërsa tha se “Ne nuk besojmë se do të mund të arrihet në rezultate me anë të sanksioneve. Do të ishte më e dobishme që me udhëheqjen e Teheranit të arrihet në marrëveshje me anë të dialogut”.

Ministri i Jashtëm shtoi se gjatë takimeve në Tokio u bisedua edhe në lidhje me aktivitetet e organizatës terroriste gyleniste FETO në Japoni dhe se autoriteteve japoneze u thanë që është e nevojshme të zhvillohen hetimet gjithëpërfshirëse në lidhje me këtë çështje.

Në kuadër të kontakteve të tij në Japoni, ministri Çavusoglu vizitoi edhe Kryetarin e Kuvendit Këshillimor, Date Çuiçi.

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit Çuiçi rikujtoi edhe gazetarin japonez, Jumpei Yasuda, i cili u mbajt peng 3 vjet në Siri e që u lirua me ndërmjetësimin e Turqisë.

Kryetari i Kuvendit falënderoi Presidentin, Recep Tayyip Erdogan, ministrin Çavusoglu dhe qeverinë turke për ndihmë në këtë çështje./TRt