Meteorologët: Qershori mbyllet me reshje shiu dhe luhatje temperaturash

Qershori, parashikojnë meteorologët do të mbyllet me reshje shiu dhe luhatje temperaturash. Ndërkohë shkarkesat elektrike në mesnate sipas tyre u shkaktuan nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Qershori, parashikojnë meteorologët do të mbyllet me reshje shiu dhe luhatje temperaturash. Ndërkohë shkarkesat elektrike në mesnate sipas tyre u shkaktuan nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Rreth orës tre pas mesnate Tirana ka përjetuar një situatë të pazakontë sa i përket motit.  Shkarkesat elektrike shpjegojnë meterologët kanë ardhur si pasojë e ministuhisë tropikale, e cila solli ulje prej dhjetë gradë të temepraturave. Ndërsa reshjet e shiut brenda një ore arritën normën e një muaji.

“Stuhia e pas mesnatës është shkaktuar nga kalimi i një fronti atmosferik të ftohtë dhe nga krijimi i një celule të fuqishme konvektive gjatë kalimit të së cilës kanë ndikuar aktivitetin termodinamik por kryesisht atë elektromagnetik të atmosferës duke shkaktuar atë spektakël të frikshëm të shkarkesave elektrike”.

Reshjet e shiut tregojnë meteorologët do të na shoqëroje deri në mbyllje të qershorit kryesisht gjatë orëve të pasdites, raporton “Abc News”.

Luhatje parashikohet edhe për temperaturat. Maksimumi në rang territori pritet të variojë nga 27 në 29 gradë celcius. Ndërsa muaji korrik përgjithësisht parashikohet të jetë pranë parametrave normalë të klimës mesdhetare.