Sipas Spiropalit, letra që Meta i ka dërguar OSBE-së, tregon se ai nuk është mbi palët, por thjesht udhëheqësi i njërës palë
“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat:Export-Import Kafeje Qamili shpk”, shkruan Spiropali.