Meta kërkoi informacion për ministrat e qeverisë ‘Rama3’, SPAK i kthen përgjigje: Asnjë prej emrave nuk është person nën hetim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta, pas kërkesës që ky i fundit bëri, ku kërkoi informacion për ministrat e qeverisë së re. Kërkesa në fjalë bëhej për të evidentuar nëse ndonjë prej këtyre zyrtarëve janë duke u hetuar apo jo nga Prokuroria.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” -thuhet në përgjigjen e SPAK.

Kujtojmë se afati i fundit që prokuroria duhej të kthente përgjigje ishte 15 shtatori, ndërkohë që SPAK është përgjigjur një ditë para.

Dy ditë më parë, Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, ku kërkohej t’i vihej në dispozicion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Organi i Akuzës iu përgjigj dje kërkesës së Kreut të Shtetit, duke i thënë se asnjë emër i propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk rezulton të jetë proceduar penalisht.

Emrat e ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama
* Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
* Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
* Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
* Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
* Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
* Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi

* Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
* Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
* Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
* Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
* Ministre e Kulturës Elva Margariti
* Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti
* Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
* Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
* Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve