Mërtiri: Big Brother prodhon vulgaritet, shet banalitetin si instrument për të fituar para

Sociologu Ergys Mërtiri në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV duke folur për reality show si Big Brother tha se ky është problemi i shoqërisë moderne dhe mediatizuar.

Sipas tij, këto lloj emisione nuk i drejton kultura, por përdorin instinkti për biznes, ndërsa theksoi se duke qenë se media është në luftë për audiencë, shfaqin anormalen.

Kjo ndeshet në politikë, kulturë, media, ofrohet për t’ja shitur turmës dhe jo për të edukuar. Duhet që kultura të përhapet, ndërsa kjo prodhon një banalitet, vulgaritet e banalizon deri në nivel të frikshme. Këto lloj emisione nuk i drejton kultura por përdorin instinktin për biznes.

Këto lloj emisionesh përhapin njëlloj perversiteti, sepse kjo është ajo që ti kërkon duke ndjekur se çfarë ata bëjnë në 24 orë non stop. Pastaj krijohen dhe ato antipatitë, urrejtjet, tifozllëku. Ne duam të shohim sa më shumë lot, ku njerëzit lotojnë dhe në këto momente ka më shumë spektakël. Këtë bën në përtgjithësi media e sotme.

Duke qenë se media është në luftë për audiencë, nuk shfaq njerëz normal, të mençur, që thonë gjëra të mira se nuk klikohen dhe për këtë ne shfaqim anormalen dhe këto bëhen për të tërhequr audiencën sepse budallai tërheq vëmendjen, seksualiteti, anormalja dhe mediat e përdorin banalitetin si instrument për të fituar para. Por duke e ekspozuar përditë anormalitetitn ajo bëhet normale dhe kjo sjell shkatërrimin e shoqërisë.