Një makinë është shkrumbuar nga flakët pasditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi në kilometrin e 6-të të autostradës, në rrugën dytësore.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës sqarojnë se automjeti në fjalë ka marrë flakë në ecje, si pasojë e një shkëndije elektrike.