Merr flakë apartamenti në Tiranë

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme në kryeqytet (FOTO)

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme në kryeqytet. Shkak i këtij zjarri është bërë një bombol gazi. Banesa e përfshirë nga flakët ka qenë në katin e parë të një pallati në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.

Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme në njerëz, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.