Merkel: Vetëm brenda BE-së mund t’i mbrojmë vlerat dhe interesat tona

"Vetëm brenda BE-së mund t'i mbrojmë vlerat dhe interesat tona dhe paqen, lirinë dhe prosperitetin mund ta marrim nën mbrojtje", theksoi Merkel në mesazhin e fundvitit

Kancelarja e Gjermanisë, Angel Merkel, tha se Gjermania vetëm brenda Bashkimit Evropian (BE) mund t’i mbrojë vlerat dhe interesat e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel, në mesazhin e vitit të ri që sot në mbrëmje do të transmetohet në televizionet vendase, theksoi se viti 2020 mund të jetë vit i mirë për vendin e saj.

Ajo vuri në dukje se kur Evropa është në gjendje të mirë, edhe Gjermania do të jetë në gjendje të mirë.

“Sepse vetëm brenda BE-së mund t’i mbrojmë vlerat dhe interesat tona dhe paqen, lirinë dhe prosperitetin mund ta marrim nën mbrojtje”, theksoi Merkel.

Ajo më tej rikujtoi se Gjermania në gjysmën e dytë të vitit 2020 do të marrë përsipër presidencën e radhës së BE-së dhe në këtë kuadër do të përpiqen që zëri i Evropës të ngritet më fuqishëm në botë.

Merkel njoftoi se do të zhvillojnë samite me Kinën dhe vendet afrikane.

“Bashkëpunimi me Afrikën është në interesin tonë”, u shreh ajo.

Kancelarja gjermane pohoi se në rast se njerëzve u jepet një jetë në paqe dhe siguri, mund të zvogëlohet migrimi.

Ajo ndër të tjera nënvizoi se siguria e qëndrueshme mund të nxirret në pah nëse luftërat përfundohen me zgjidhje politike.

Merkel gjithashtu foli edhe për zhvillimet e ekstremit të djathtë në rritje në Gjermani, duke theksuar se është detyrë e shtetit që t’i mbrojë njerëzit kundër urrejtjes, armiqësisë, dhunës, racizmit dhe antisemitizmit.