Merkel shfaq probleme shëndetësore, këmbëngul se është mirë

Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbëngul se ajo është mirë, megjithëse se përjeton një tjetër krizë dridhjesh në publik.

Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbëngul se ajo është mirë, megjithëse se përjeton një tjetër krizë dridhjesh në publik.

Merkel filloi të dridhej të mërkurën, gjatë pritjes së kryeministrin finlandez Antti Rinne jashtë kancelarisë në Berlin. Kjo është hera e tretë që kancelarja gjermane shihet në këtë gjendje në më pak se një muaj.

Sidoqoftë, Merkel i tha gazetarëve në një konferencë për mediat, rreth një orë më vonë, se ajo ndihej shumë mirë dhe nuk kishte pse të shqetësoheshin.

Ajo la të kuptohej se ishte ndikimi psikologjik i incidentit të parë më 18 qershor që kishte shkaktuar dy episodet e mëvonshme.

“Do të më duhet të jetoj me këtë për një kohë ,” tha Merkel.

Shëndeti i figurave publike në Gjermani përgjithësisht konsiderohet si diçka private, për shkak të ligjeve strikte të privatësisë. Nuk dihet nëse Merkel ka ndonjë problem shëndetësor, por ndonëse, udhëheqësja e ekonomisë më të madhe të Evropës ka gëzuar një shëndet relativisht të mirë gjatë këtyre viteve, shumë agjenci spiunazhi ndërkombëtare po hetojnë mbi shëndetin e saj.

Merkel, e cila është 65 vjeç, konsiderohet nga shumë njerëz si gruaja më e fuqishme në botë. Ajo ka thënë se do të largohet nga politika në fund të mandatit të saj në vitin 2021, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare. /Gazeta Dita