MEPJ fton ekspertët të përfshihen në procesin e integrimit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme fton personat e interesuar për t’u përfshirë në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme fton personat e interesuar për t’u përfshirë në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në kuadër të koordinimit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, MEPJ fton ekspertë të fushave të ndryshme jashtë administratës shtetërore që të shprehin interesin e tyre për t’u përfshirë në këtë proces të përbashkët, raporton ATA.

MEPJ kërkon të evidentojë burimet njerëzore jashtë administratës, me njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme në fushat si tregti, industri, dogana dhe tatime, transport, energji, mjedis dhe zhvillim rajonal.