Medvedev paralajmëron NATO-n: Luftë bërthamore nëse Rusia pëson disfatë në Ukrainë
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev një aleat i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, paralajmëroi NATO-n se një disfatë e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë një luftë bërthamore. Sipas tij, përpjekja për të shkatërruar Rusinë do të nënkuptonte fundin e botës, shkruan Reuters. “Humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të shkaktojë një luftë…

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev një aleat i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, paralajmëroi NATO-n se një disfatë e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë një luftë bërthamore.
Sipas tij, përpjekja për të shkatërruar Rusinë do të nënkuptonte fundin e botës, shkruan Reuters.
“Humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të shkaktojë një luftë bërthamore,” tha Medvedev në një postim në Telegram.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Medvedev ka ngritur vazhdimisht kërcënimin e një përplasjeje bërthamore, por pranimi i tij tani i mundësisë së humbjes së Rusisë tregon nivelin e shqetësimit të Moskës për rritjen e dërgesave të armëve perëndimore në Ukrainë.
“Fuqitë bërthamore nuk i kanë humbur kurrë konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre,” theksoi ai ndër të tjera.