Me kërkesë të Erdogan, Katari do dhurojë 20 milionë dollarë për Shqipërinë

Me kërkesë të presidentit turk Erdogan, Mbreti i Katarit Al Thani jep 20 milion dollarë për Shqipërinë

Që në momentin e parë të tèrmètit të fundit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, i cili shkaktoi mbi 30 të vdèkur dhe qindra të lènduar, Shteti i Katarit i qëndroi në krah Shqipërisë dhe popullit shqiptar duke dhënë ndihma urgjènte në zonat e prèkura si Durrësi, Thumanë, Vorë dhe Kavajë, në koordinim të plotë me autoritetet shqiptare dhe lokale.

Ndihmat e menjëhershme katariane mbërritën në Thumanë që të martën e 26 Nëntorit, ku iu shpërndanë njerëzve të strehuar në çadra pas shkatèrrimit që shkaktoi tèrmèti. Ndihma në ushqime dhe material të tjera u shpërndanë gjithashtu në Vorë e Kavajë. Më 27 Nëntor, në Bashkinë Durrës mbërritën ndihma të tjera nga Fondi i Katarit për Zhvillim në koordinim me Qatar Charity, me nevojat urgjènte për të prèkurit, pèrfshirë shtretër, batanije, dyshekë e materiale të tjera, ku ishin të pranishëm Ambasadori i Shtetit të Katarit z. Ali Bin Hamad Al Marri.

Ambasadori nënvizoi se ai u vendos në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarët në Shqipëri dhe Katar që ditën e goditjes nga tèrmeti, dhe se sasi të tjera të mëdha ndihmash do të vijnë, ku përfshihen materiale të nevojshme për ti ardhur në ndihmë vendit dhe për të lehtësuar vuajtjet e të prèkurve, duke theksuar se kjo ndihmë nuk do të ndalet dhe se Shteti i Katarit është plotësisht i gatshëm të ofrojë më shumë mbështetje për të dèmtuarit nga tèrmèti.Image result for Ali Bin Hamad Al Marri

Ambasadori theksoi solidaritetin e Katarit dhe popullit të tij me Shqipërinë dhe popullin e saj. Ai shprehu ngushëllimet e tij të thella për viktimat e tërmetit, duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpëtim të shpejtë për njerëzit që ende janë nën rrënoja.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përveçse  konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për ndërtimin e 500 banesave për familjet që mbètën pa shtëpimbi kokë nga tèrmèti në Shqipëri, ai kërkon ta ndihmojnë Shqipërinë edhe nga miqtë e tij anekënd botës islamike. Kështu Erdogan, ka parashtruar një kërkesë për ta ndihmuar Shqipërinë, tek Mbreti i Katarit, Muhamed Al Thani, e ky i fundit nuk i rezistoi Erdoganit dhe ndau për të mbijetuarit e tèrmetit 20 milion dollarë.

“Turqia, do të ndërtojë 500 banesa për vëllezërit tonë shqiptarë të dëmtuar nga tërmeti”, ka thënë Erdogan.Qatar-Albania